Shkrumbohet nga flakët një automjet tip 'Benz' në Tiranë, Report Tv siguron pamjet (VIDEO)

TIRANË - Një automjet është shkrumbuar nga zjarri pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Tabakëve një zonë kjo mjaft e populluar, duke shkaktuar panik te qytetarët, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti i djegies së makinës.

Automjeti i djegur është një "Benz A Class" me targa AA 853 RX. Shkak dyshohet të ketë qenë një defekt në qarkun elektrik të automjetit. Për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë