DURRËS- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.5 në Durrës. Shkak për këtë zjarr është bërë një defekt në aspirator që më pas ka shpërthyer në flakë. Fatmirësish nga ky zjarr nuk ka patur të lënduar pasi pronarët nuk kanë qenë aty.
Kanë qenë banorët në banesat e tjera që kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit pasi kanë parë tymin në banesën e komshinjve të tyre. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve duke mos lejuar të përhapet më shumë në banesë. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, fqinjët e shpëtojnë nga shkrumbimi i plotë (VIDEO)
Komento