Gjatë drekës së kësaj të diele, një zjarr ka rënë në një lokal në fshatin Vidhas në Elbasan.
Menjëherë në vendngjarje janë paraqitur policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Fatmirësisht në lokalin në pronësi të 61-vjeçarit G.Ll përveç dëmeve materiale nuk ka pasur dëmtime në njerëz.
Megjithëse ende nuk janë bërë me dije grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Komento