DEVOLL- Një magazinë është përfshirë nga flakët në Devoll ku mbaheshin zahiretë e dimrit. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ziçisht, dhe dyshohet se është shkaktuar nga një cigare aksidentalisht. Sipas burimeve të Report Tv, brenda magazinës ka dëme të shumta materiale. Pranë saj ndodhet një banesë, por nuk rrezikohet.
Godina e djegur në pronësi është në pronësi të Jani Pines, por përdorej dhe nga një person tjetër.
Një nga pronarët e magazinës thotë se është lajmëruar nga komshinjtë, ata e kanë parë të parët zjarrin.
Nga flakët janë djegur 1000 dengje (bar dhe kashtë), miliona lek të humbura nga zjarri.
Nuk mendojnë se është zjarr i qëllimshëm, është aksidental. Kjo magazinë ishte e mbushur nga puna e sezonit të verës. Magazina është djegur plotësisht dhe pa ushqim për bagëtinë një nga pronarët e magazinës kërkon ndihmë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, pritet që në orët e para të mëngjesit të kryhet ekspertiza.