Një makinë është përfshirë nga flakët në Unazën Lindore të Tiranës, në rrugën që të çon nga Farka drejt mbikalimit të TEG-ut.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Makina ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje.