TIRANE- Pasditen e sotme një makinë ka marrë flakë në vendin e quajtur "Kthesa e Kamzës". Makina është përfshirë nga flakët ndërkohë që ishte në ecje, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e një shkaku elektrik.
Shtetasi me inicialet E.B, 26 vjeç ka qënë duke ngarë makinën në momentin kur ajo është përfshirë nga flakët
Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale, pasi shoferi ka dale me shpejtesi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
Makina e djegur tek "Kthesa e Kamzës"
Komento