Një sipërfaqe e madhe me pisha është përfshirë nga flakët në Elbasan. Zjarri mësohet se ka rënë në një pyllë në fshatin Mengël të Elbasanit.
Përmasat e flakëve janë të mëdha ndërsa pranë vatrës ka banesa ku mund të rrezikohen edhe jetë njerëzish.
Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga persona ende të pa identifikuar. Ndërkohë zjarrfikësit janë nisur drejt vendit ku ka rënë zjarri por ka patur vështirësi për të ndërhyrë me autobotet për shkak të terrenit. Në këtë situatë ata janë nisur në këmbë duke tërhequr tubat e ujit deri në epiqendrën e zjarrit, duke bërë të mundur futjen në kontroll të flakëve.
Komento