Një servis makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fushë-Prezë. Fatmirësisht, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por flakët rrezikojnë edhe servisin tjetër që ndodhet aty pranë.
Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm, ndërsa nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për ngjarjen. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.