Një servis është përfshirë nga flakën paraditen e sotme në lagjen ‘Hajro Çakërri’ në Vlorë, pranë sheshit të Flamurit.
Zjarri ka rënë në servisin e makinave në pronësi të shtetasit S. P. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Nga flakët është dëmtuar banesa pranë servisit të makinave.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit..