Përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe pyjesh në Krujë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat në fshatin Zgërdhesh të Krujës. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është mjaft e madhe dhe zjarri vijon që të përhapet pa asnjë shqetësim, pasi ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve.

Zjarri nuk rrezikon banesat, por sipërfaqja e djegur me pisha, shkurre e bimë të ndryshme është mbi 10 ha, deri tani. Sipas burimeve, zjarri është i qëllimshëm dhe duhet ndërhyrja nga ajri për ta shuar.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi del nga komisariati: Ishte provokim, do marrin përgjigjen që meritojnë

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi del nga komisariati: Ishte provokim, do marrin përgjigjen që meritojnë