Përfshihet nga flakët një spital në Stamboll

Përfshihet nga flakët një spital në Stamboll

Spitali në Stamboll, i përfshirë nga flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme një spital shumëkatësh në Stamboll të Turqisë. Sipas raportimit të medieve Turke, zjarri ka përfshirë të gjitha katet e spitalit Universitar dhe Kërkimor të Taksimit në lagjen Gaziosmanpasha të metropolit turk.

Zjarrëfikset kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak sekondash dhe po përpiqen të fikin zjarrin si  dhe të evakuojnë pacientët, të cilët ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e rënies së zjarrit.  Ndërsa zjarrfikësja rajonale e Stambollit raporton se zjarri ka nisur nga çatia e ndërtesës së lartë e më pas flakët  kanë përfshirë gjithë ndërtesën e spitalit. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkakun e zjarrit të madh, ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar.

( Spitali në Stamboll, i cili u përfshi nga flakët )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja