LUSHNJË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një zonë me ullishte në dalje të qytetit të Lushnjës. Zjarri ka rënë rreth orës 18:00 dhe ka djegur mbi 2 hektarë ullishte e shkurre.
Menjëherë në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe forcat e rendit, si edhe punonjës të bashkisë dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja nga zjarrfikësja ka qenë e pamundur dhe zjarri është shuar me mjete rrethanore.
Ekspertet e policisë po këqyrim për të gjetur shkaqet e zjarrit, i cili rrezikonte të digjet banesat e zonës.