TIRANË- Një pallat është përfshirë nga flakët në Kamëz. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike te kasetat e shpërndarjes dhe fatmirësisht flakët nuk janë përhapur nëpër apartamente dhe janë vënë shpejt në kontroll nga zjarrfikësit e Kamzës.
Zjarri është shuar totalisht. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Komento