Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Elbasanit, në bulevardin "Aqif Pasha", në automjetin tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit H.B 34 vjeç, ka rënë zjarr në pjesën ku ndodhen fshirëset e xhamit.
Si pasojë mjeti ka ka vetëm disa dëme të vogla materiale, pasi drejtuesi i tij ishte afër dhe e ka shuar menjëherë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjare dhe ka kryer veprimet, ku akoma nuk është përcaktuar shkaku i saktë i rënies së zjarrit.
Komento