Një qendër e të moshuarve në Kavajë është përfhirë nga flakët pasditen e sotme. Si pasojë është dëmtuar një e moshuar që qëndron në këtë qendër dhe është dërguar në QSUT për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.  

Dyshohet se flakët janë shkaktuar aksidentalisht. Ndërkohë hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan zjarrin.