KOSOVË-Një qendër tregtare në Suharekë të Kosovës është përfshirë nga flakët. Raportohet se janë djegur disa dyqane, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje.
Në pamjet e publikuara shihen flakët që kanë përfshirë qendrën tregtare dhe shtëllunga të zeza tymi.
“Sot më datë 19.01.2025 ,rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetojë rastin si incident zjarri”, tha për mediat në Kosovë Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi.