Rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët salla e pajisjeve radiologjike në Spitalin e Sarandës.

Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e UPS së skanerit.

Në momentin që salla është përfshirë nga flakët nuk ka pasur evakuim të pacientëve apo punonjësve pasi zjarri ka qenë vetëm në një pajisje.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar  vetëm dëme materiale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.