FIER- Një automjet tip ‘Mercedes’ ka marrë flakë në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Fratar. Dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti në sistemin elektrik.
Drejtuesi i mjetit që udhëtonte me familjen ka ndaluar sapo ka pikasur tymin që dilte nga pjesa para automjetit dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Report Tv sjell edhe pamjet, ku shihet se si mjeti është shkrumbuar totalisht.
Menjëherë në vendngjarje kane shkuar zjarrfikëset e Mallakastrës që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe shpërndarjen e flakëve në zonën përreth.