Një zjarr ka përfshirë spitalin e Shkodrës pasditen e sotme duke shkaktuar shkaktuar panik te personeli dhe pacientët.

Nga flakët nuk ka persona të lënduar, nderkohë që zjarri dyshohet se është aksidental.

Burime për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja bëjnë me dije se flakët ka përfshirë ambientet ku ndodhet farmacia e spitalit. Sipas policisë zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në një dhomë në bodrumin e Spitalit ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale. 

Kujtojmë se spitali i Shkodrës u përfshi në flakë edhe në muajin janar.