Përfshihet nga zjarri fshati Xhuherinë në Vlorë, banorët me lot në sy: Na janë djegur rreth 5 mijë rrënjë ullinj (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Xhuherinë në Vlorë. Për të shuar zjarrin në vendin e ngjarjes kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse.Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili bëjnë me dije se deri më tani janë djegur rreth 50 ha, që ishin mbjellur kryesisht me ullinj.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorët të cilët me mjete rrethanore janë përpjekur të shuajnë flakët që kanë rënë në zonë. Ndërkohë terreni i vështirë malor ka vështirësuar punën e zjarrfikësve. Zjarri i ndihmuar nga era vijon të djegë sipërfaqet e mbjellura me ullinj.


Ndërkohë banorët kanë ngritur shqetësimin e tyre duke thënë se ky zjarr po u shkatërron gjithçka pasi kishin investuar shumë në mbjelljen e ullishteve.

"Erdhëm t'i ndihmojmë se i kemi miq e shoke. Besoj se është dorë që e kanë vendosur këtë zjarr. Sa erdha nga puna erdha direkt. Zjarri ka nisur rreth orës 12:30, janë djegur shumë pjesë, të tëra." ka thënë një banor.

"U dogjën të gjitha rrënjët e ullirit, njëri 400 njëri 600, u dogjën të gjitha." ka thënë një banore.

"Janë djegur mbi 5000 rrënjë ullinj. Shumë familje, mbi 50 familje që merreshin me ullishte." ka thënë një banor tjetër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vla: 03/10/2019 10:23

    Po mire si ka mundesi qe marrin flake vete? U vin u kuptoj, por nje nga anet tuaja i ka vene zjarrin se nuk e sollen zogjte mbi ullinj.

    Përgjigju
  • redi: 02/10/2019 17:45

    A ndihmojne helikopteret ne raste te tilla ku terreni malor veshtireson mjetet zjarrfikse ? Ka ardhur koha qe MKZ te kete te pakten dy helikopter te saj suc ka dhe Ministrua e shendetsise,seose kosto e demeve nga zjarret eshte shume me larte se cmimi i blerjes se dy helikoptereve ne te kundert demet do jene kstastrofike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)