Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha të fshatit Vlosht të Roskovecit dhe Drenie të Mallakastrës, zona në kufi me njëra tjetrën.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit. Zjarri ka djegur shumë hektarë me pisha duke rrezikuar kurorën.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia. Pak ditë më parë ministria e Mbrojtjes u dërgoi një shkresë bashkive, drejtorive të policisë dhe prefekturave për të marrë masat për të kapur zjarrvënësit.
Komento