Përfshihen në flakë sipërfaqe me shkurre në Kurbin! Digjet 1 stan në Gjirokastër, shpëtojnë 2 të tjerë! Disa të shoqëruar

Flakët kanë "pushtuar" sipërfaqe toke në disa zona në vend. Zjarr ka rënë në disa kullota në afërsi të Malit të Gjerë në Gjirokastër ndërsa është djegur një stan bagëtish në vendin e quajtur Blënjë, ndërkohë që dy stane të tjerë kanë shpëtuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. 

Edhe në fshatin Shemri të Kurbinit, është përfshirë në flakë një sipërfaqe me shkurre, pemtari e pyje, Flakët vijojnë të djegin që prej dy orësh, ndërsa janë punonjësit e OST të cilët po përpiqen të izolojnë flakët që të mos rrezikohet linja 400 KË që ndodhet aty pranë.

Gjithashtu janë lajmëruar edhe zjarrfikësit për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve, që favorizohen edhe nga temperaturat e larta dhe erërat. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes për të hetuar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:46
Zjarr në një pyll në Mamurras, digjen 3 hektarë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyllin e fshatit zheje të Mamurrasit. Deri më tani janë djegur rreth 3 hektarë pyll kryesisht dushk e lis.

Deri në këto momente sipas banorëve nuk ka asnjë ndëryhyrje nga instancat për neutralizimin e flakëve. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërkohë flakët vijojnë të përparojnë.

Ora 18:56
Zjarr në afërsi të Malit të Gjerë në Gjirokastër! Digjet një stan bagëtish, shpëtojnë 2 të tjerë! Shoqërohen 3 persona

Zjarr i madh ka rënë në disa kullota në afërsi të Malit të Gjerë në Gjirokastër. Reparti zjarrfikës me në krye drejtuesin e këtij reparti Kujtim Bizhga, kanë shkuar në vendngjarje ku po "luftojnë" me flakët në kushte tepër të vështira. Flakët kanë shkaktuar djegien e një stani bagëtish në vendin e quajtur Blënjë, ndërkohë që dy stane të tjerë kanë shpëtuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. Dëmi i shkaktuar përllogaritet në mbi 10 ha kullota. Burime policore konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe për këtë janë shoqëruar në polici tre persona.

Ora 14:35
Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me pemë frutore e shkurre në Borizanë të Krujës, në afërsi të vatrës disa banesa

 

Një sipërfaqe me pemë frutore e shkurre është përfshirë nga flakët në lagjen Micjane në Borizanë të Krujës. Zjarri ka djegur disa dynym tokë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, në afërsi të vatrës së zjarrit janë edhe disa banesa që rrezikohen nga flakët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Blushi goditi me grusht Halit Valterin në Këshill, Erion Braçe për Report Tv: Zhgënjim i madh, Kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti

Blushi goditi me grusht Halit Valterin në Këshill, Erion Braçe për Report Tv: Zhgënjim i madh, Kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti