Zjarr në Theth, shkrumbohet bujtina në qendër të fshatit turistik! Shkak dyshohet një defekt të furnizimit me energji elektrike

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë bujtinën në qendër të fshatit turistik Theth në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në bujtinën që është në pronësi të dy vëllezërve.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar prej problemeve me energjinë elektrike. Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet që sjell Report Tv, zjarri ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të ndërtesës. 

Njëri prej pronarëve të bujtinës tha se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Banorët e zonës kanë shkuar menjëherë për të shuar flakët ndërsa zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje me 3 orë vonesë. Aktualisht vijon puna nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Është kërkuar dhe ndërhyrja nga ajri, por sipas pronarit ka qenë e pamundur. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëm të konsiderueshëm material dhe financiar.

Zjarri që përfshiu ditën e sotme bujtinën e vëllezërve në Theth ndodhi në një kohë ku fshati turistik vizitohet nga shumë vendas dhe të huaj ku preferojnë të kalojnë pushimet. Shumica e turistëve zgjedhin bujtinat si një vendqëndrimi dhe si shërbim që ofrohet nga vendasit. Bukuritë karakteristike e fshatit malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 20/08/2022 19:43

    O kryeminister, po beji nga 5 zjarrfikese per qytet se nuk eshte nami, sa ben tunele te shtrenjta e gjera. Per 3 muaj vwre duhen, pastaj shiti prape

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/08/2022 19:03

    Mirela Kumbaro Furxhi, tani e kupton qe pse turizmi ne Shqiperi eshte aventure e rrezikshme ? Sepse ne rast zjarri zjarrfiksja vjen 3 ore me vonese , por dhe bujtina nuk ka asnje kusht mbrojtje ne rast zjarri. ASNJE. Mos o zot te te qelloje nje apendesit akut ose ndonje atak kardiak

    Përgjigju
    • Doktori: 21/08/2022 00:04

      Ke te drejt duhet repart kardiokirurgjie dhe salle operacioni per cdo fshat me 5 shtepi. Poshte Rama Rrofte Saliu

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë