TIRANE- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, shprehet i gatshëm të japë kontributin e tij në qeverisjen shqiptare, por brenda vendit, duke përjashtuar mundësinë për t'u zgjedhur si diplomat. I ftuar në emisionin "Tete e tete" në “A1 Report”, Milo u shpreh lidhur me mundësitë e përfshirjes së PDS në qeverisje në bazë të marrëveshjes parazgjedhore.
Milo tha se pavarësisht pakënaqësive personale të ndonjë anëtari, PDS tregohet e duruar me qeverinë e re lidhur me ndarjen e posteve, nisur edhe nga situate dhe problematikat me të cilat është përballur qeveria Rama-Meta.
“Mbështetur në termat e marrëveshjes para zgjedhjeve ne na takon, siç është thënë dhe shkruar që të përfaqësohemi në pushtetin qendror gjithnjë brenda atyre parametrave të caktuar, kur në ato qarqe që është marrë 500 vota e lart të ketë mundësi. I mbështur në këto terma Demokracia Sociale merr vëmendje për t’u përfaqësuar në pushtetin qendror. Ne për disa muaj kemi pritur me shumë kujdes, kemi ndjekur situatën me vëmendje, kemi parë dinamikën e zhvillimeve politike, vëshirtësitë në të cialt është ndeshur qeveria deri më tani, dhe të themi të drejtën nuk kemi luajtur rolin e kapricioziut në këtë rast”, tha Milo.
Kreu i PDS është ndalur edhe tek qendrimi i opozitës gjatë këtyre muajve të para të qeverisjes PS-LSI, ndërsa theksoi se shumë situata nuk mund të zgjidhen që në 4 muajt e parë.
Milo ndërkaq, ka cilësuar si një risi të sjellë nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, frymën e krijuar në parlament, ky sipas tij “ndryshe nga legjislaturat e kaluara, tashmë ndaj opozitës mbahet një tjetër qëndrim”.
Kreu i PDS ka rrëfyer për "A1 Report" edhe angazhimin e tij dhe punën e përditshme, e ndarë mes politikës dhe shkencës.
Cilat janë opsionet e PDS në qeverisje?
Termat e marrëveshjes i kemi nënshkruar para 23 qershorit. Kanë qenë dhe janë shumë të qarta. Në bazë të rezultatit që do merrte çdo parti, do të trajtohej pas zgjedhjeve në rast fitore, edhe për pjesëmarrjen e tij në pushtetin qendror e lokal në varësi të votave që do merrte. Termat janë shumë të qarta. Dhe mbështetur në ato terma ne na takon, siç është thënë dhe shkruar që të përfaqësohemi në pushtetin qendror gjithnjë brenda atyre parametrave të caktuar, kur në ato qarqe që është marrë 500 vota e lart të ketë mundësi.
I mbështur në këto terma Demokracia Sociale merr vëmendje për t’u përfaqësuar në pushtetin qendror. Ne për disa muaj kemi pritur me shumë kujdes, kemi ndjekur situatën me vëmendje, kemi parë dinamikën e zhvillimeve politike, vëshirtësitë në të cilat është ndeshur qeveria deri më tani, dhe të themi të drejtën nuk kemi luajtur rolin e kapriçozit në këtë rast.
Ju shquheni për diplomacinë tuaj, por si e mendoni në këtë rast vonesën për 4 muaj?
Nëse do i referohemi dhe kontakteve me drejtuesit e PS ne nuk është se nuk kemi marrë mesazhe, apo kemi qenë të painformuar, ne kemi pritur që të vijë momenti qe Demokracisë Sociale t’i vinte radha për t’u trajtuar. Do të donim një pjesëmarrje sa më të gjerë në pushtet, por vjen momenti, që përpos pritshmërive që kemi patur, apo pakënaqësive që mund të ketë shprehur ndonjë anëtar i partisë, ne përsëri ruajtëm gjakftohtësinë dhe vahdojmë të qëndrojmë në këto parametra.
Persionalisht nuk mund të shkoja në një pozicion tjetër politik përpos anëtarit të qeverisë dhe këtë e kam bërë të qartë që në muajin korrik të vitit të kaluar. Nisur edhe nga përvoja ime politike, unë mund ta përfaqësoja Shqipërinë si ambasador në një vend të caktuar, por unë kam refuzuar jo se nuk kam dashur të shkoj, por kam refuzuar një ofertë të tillë në parim, sepse mendoj se jam më i vlefshëm të jem në Shqipëri, të punoj këtu, të vë në lëvizje kapacitetet e mia intelektuale dhe profesianale, sesa të shërbej jashtë. Edhe pse ky është një shërbim shumë i vlefshëm dhe i çmuar për vendin.
Çdo mundësi që vë në lëvizje kapacitet e mia profesionale dhe personale është i mirëpritur, nuk jam nga ata njerëz që nuk kam çfarë të bëj në jetën time. E kam ndarë jetën time intelektuale midis politikës dhe shkencës. Ky binom i jetës time ka funksionuar për 20 vjet, dhe do fuksionojë edhe tani e tutje. Në momentin që kam një angazhim më të madh politik, padyshim që përqindja e angazhimit tim shkon më shumë nga politika.
Thashethemet i paraprijnë shpesh disa zhvillimeve, por angazhimi im do jetë në gjithë ato fusha ku do ftohem të jap kontributin tim kudo që të jetë. Nëse qeverisja e vendit ka nevojë për mendimet e mia dhe kapacitetet e mia, unë i vë në dispozicion të qeverisë, por gjithnjë brenda vendit.
Si e shihni qëndrimin e opozitës në këto 4 muaj qeverisje PS-LSI?
Sapo PD zhvishet nga pushteti, mendon se zhvishet edhe nga përgjegjësitë që ka. Nëse flasim për qeverisjes aktuale mund t’u them se ka vetëm 4 muaj, dhe gjykohet nga bilanci që bëhet. Ka një fillim qeverisje që opozita e shikon me vështrim kundërshtues, ndërsa ne që jemi pjestarë të koalicioni e shohim nga këndvështrimi ynë objektiv. Ka një cak përtej të cilit opozita nuk duhet të kapërcejë. Unë nuk mendoj se për çështje të tilla të cilat deri më tani janë diskutuar në parlament, të ketë pasur tema të diskutimeve të ashpra. Kryetari i Kuvendit nuk është sjellë ashpër në Kuvend, është një model sjellje me opozitën që nuk ka qenë në vitet e kaluara. Është një risi që nuk e kemi parë prej vitesh në parlamentin shqiptar. Qeveria përpiqet të jetë në fokus të programit të saj, të cilin e ka premtuar për ta realizuar. Por nuk mund të realizohet për 2-3 muaj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com