Me përfundimin e fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin nga kryeministria, duke ndjekur itinerarin e zakonshëm. Duke u ndalur para parlamentit, bënë thirrje "parlament i krimit."

Turma ka marshuar në disa rrugë të Tiranës, si "Rruga e Elbasanit", ish-Blloku, rrethrrotullimi i "Zogut të Zi", "Myslym Shyri". Gjatë gjithë itinerarit, u janë drejtuar edhe qytetarëve me thirrjen "çohuni nga kafja." 


Lajmi kryesor:

Protesta për Zvërnecin, qytetarët thirrje për dorëheqjen e Ramës para kryeministrisë: Qeveri tranzitore! Jemi këtu pa parti, të krijohet një front politik