Përfundojnë negociatat në Stamboll, Ukraina: Pranojmë statusin neutral nëse propozimet tona pranohen! Rusia premton ndërprerjen e operacioneve ushtarake në Kiev e Chernikiv

Përfundojnë negociatat në Stamboll, Ukraina: Pranojmë statusin neutral nëse propozimet tona pranohen! Rusia premton ndërprerjen e operacioneve ushtarake në Kiev e Chernikiv

Bisedimet në Stamboll mes Rusisë dhe Ukrainës kanë dhënë rezultate të mjaftueshme për organizimin e një takimi kokë më kokë mes presidentëve të dy vendeve, Putin dhe Zelensky. Kështu deklaroi këshilltari presidencial i Ukrainës, Mikhailo Podolyak, në fund të raundit të negociatave. "Ne do të vazhdojmë negociatat me Rusinë, por do të përfshijmë edhe vendet garantuese," tha Podolyak, duke përmendur Izraelin, Turqinë, Kanadanë dhe Poloninë. Nëse sistemi i garancive për sigurinë e Ukrainës, i propozuar Rusisë, do të "funksiononte", qeveria e Kievit do të pranonte statusin e "neutralitetit", shtoi kreu i delegacionit ukrainas, David Arakhmia. Me neutralitet, specifikoi ai, nuk do të kishte baza të huaja në Ukrainë. Kryenegociatori rus Medinsky, foli për "bisedime konstruktive". Një takim mes Putinit dhe Zelenskit do të jetë i mundur vetëm pasi të nënshkruhet një marrëveshje paqeje nga ministrat e jashtëm përkatës. “Do të ndërmarrim dy hapa konkretë për përshkallëzimin e krizës”, përfundoi Medinsky, duke njoftuar se Rusia do të ndalojë aktivitetin ushtarak pranë Kievit dhe Chernikivit. "Nëse puna për traktatin Moskë-Kiev lëviz shpejt dhe gjendet një kompromis, mundësia e një traktati paqeje do të jetë më afër", përfundoi Medinsky.


Lajmi kryesor:

Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot