Përfundojnë orët e edukimit mjedisor për 680 fëmijë të shkollave në Qarkun e Dibrës

/ATSH/ - Në qarkun e Dibrës kanë përfunduar orët e edukimit mjedisor të zhvilluara për rreth 680 fëmijë të shkollave në të gjithë Qarkun e Dibrës.
"Ata janë aktivë, shpesh e nisin me fjali të shkurtra se mos ngatërrohen, se çfarë ata kuptojnë me termin mjedis, por më pas gjallërohen dhe sjellin aq shumë eksperienca nga jeta e tyre e përditëshme, se si mund të ndikojnë sado pak në mbrojtjen e mjedisit që ata i rrethon". Kjo është eksperienca që sjell ekipi i Ministrisë së Mjedisit, në një postim në rrjetin social "Facebook", pas zhvillimit të orëve të hapura me klasat e 5-ta të arsimit nëntëvjeçar në qytetet e Burrelit, Klosit, Peshkopisë dhe Bulqizës.
Çfarë kuptohet me mjedis, karakteristikat kryesore të ujit, ajrit dhe tokës, problemet e tyre dhe mënyra se si ne mund të ndikojmë në ruajtjen e këtij mjedisit - ishin temat kryesore të diskutara.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë