Ura e Milotit e mbyllur në mes të sezonit veror në korrik të 2025-ës tashmë është e hapur për qarkullim.

Pas rikonstruksionit të kryer për forcimin e këmbëve të urës, është rritur me deri 7 vite jetëgjatësia.

Gjatë inspektimit të urës nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, u tha se pesha në këtë urë do të jetë 13 tonë për aks, pra 26 tonë pesha maksimale. Jetëgjatësia e urës është 5-7 vjeçare”

Ndërkohë kjo urë është pjesë e një programi me BB dhe do të ketë një tjetër investim të plotë.

Ura e vjetër mbi lumin Mat u mbyll për qarkullimin e automjeteve, vjet pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, që ishin shkaktuar si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj.

U.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55

    Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë?