Njoftimi i Prokurorisë për përfundimin e Gjyqit
Perfundoi gjykimi për një grup personash, të akuzuar nga Prokuroria e Durrësit si të përfshirë në kontrabandën e naftës.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës zhvilloi hetime pë 13 personave, të akuzuar për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” (11 prej tyre) dhe 2 për “Tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë”.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, blinin në Mal të Zi karburant më shumë se sa u lejohej për anijet e peshkimit (karburanti për anijet është më i lirë) dhe një pjesë të saj e tregtonin në pikat e karburanteve me pakicë në qytetin e Durrësit. Nga kjo veprimtari e paligjshme, përveçse përfiton shuma në mënyrë të padrejtë, ndikonin drejtëpërdrejtë negativisht në automjetet e qytetarëve, pasi karburanti për anijet është i një cilësie më të dobët se sa ai që përdoret për automjetet.
Në përfundim të hetimeve paraprake, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, në Dhjetor 2013, vendosi masën e “arrestit me burg” për 9 prej tyre, ndërsa për 4 u vendos “detyrim paraqitje”.
Në Shkurt 2014, Gjykata e Apelit Durrës vendosi që hetimi ndaj të gjithë personave të vijonte në gjendje të lirë, duke vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Më poshtë janë dënimet që dha gjykata e Durrësit
Për akuzën “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 172- 25 të Kodit Penal
1. Ardian Cani, 2 muaj e 18 ditë burgim (prokuroria kërkoi 12 muaj burgim)
2. Zyhra Vokshi, 26 ditë burgim (prokuroria kërkoi 12 muaj burgim, në shërbim prove 24 muaj)
3. Ahmet Masha, 100.000 lekë gjobë (prokuroria kërkoi 12 muaj burgim)
4. Kujtim Brahimaj, 5 muaj e 4 ditë burgim (prokuroria kërkoi 6 muaj burgim)
5. Fundim Masha, 3 muaj e 26 ditë burgim (prokuroria kërkoi 6 muaj burgim)
6. Eugen Hysa, 3 muaj e 26 ditë burgim (prokuroria kërkoi 6 muaj burgim)
7. Irgen Balla, 4 muaj burgim (prokuroria kërkoi 6 muaj burgim)
8. Emiljano Kuçi, 1 muaj e 8 ditë burgim (prokuroria kërkoi 6 muaj burgim)
9. Arbër Çerkini, 1 muaj e 8 ditë burgim (prokuroria kërkoi 6 muaj burgim)
10. Altin Imeraj, 1 muaj e 20 ditë burgim (prokuroria kërkoi 6 muaj burgim)
11. Emirjan Hako, 100.000 lekë gjobë (prokuroria kërkoi 6 muaj burgim)
Të akuzuar për veprën penale, “Tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë“ parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal:
12. Soko Troplini, 1 muaj burgim
13. Isuf Beshi, 100.000 lekë gjobë (prokuroria kërkoi gjobitjen me 200.000 lekë)
Personat e dënuar me burgim, e kanë shlyer me kohën e paraburgimit
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)