Përfundon hartimi i 4 platformave
për programin e Partisë Demokratike
Spaho: Kthejmë taksën e sheshtë 9%
Partia Demokratike ka pwrfudnuarvijuar me konsultimin dhe debatimin e programit të saj në të gjithë sektorët, me ekspertë e njohës të spikatur të fushave. Në krye të prioriteteve të platformave të PD janë zhvillimi, punësimi, përmirësimi i jetës, ulja e taksave dhe thjeshtimi i procedurave. Po ashtu, janë prezantuar edhe platformat në fushën e sigurisë kombëtare dhe kulturës.
Partia Demokratike ka vijuar me konsultimin dhe debatimin e programit të saj në të gjithë sektorët, me ekspertë e njohës të spikatur të fushave. Në krye të prioriteteve të platformave të PD janë zhvillimi, punësimi, përmirësimi i jetës, ulja e taksave dhe thjeshtimi i procedurave. Po ashtu, janë prezantuar edhe platformat në fushën e sigurisë kombëtare dhe kulturës.
Departamentet e Sigurisë Kombëtare, Financave Publike, Punësimit dhe Çështjet Sociale, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë zhvilluar diskutimet dhe konsultimet me anëtarët e departamenteve, deputetët dhe ekspertët e fushës. Më pas do të vijohet me procesin e tryezave publike mbi programin e PD.
Departamenti i Financave Publike, gjatë prezantimit të programit u përqendrua në uljen e taksave me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit dhe luftën kundër korrupsionit dhe informalitetit në Tatim-Dogana. Vendosja e taksës së sheshtë në nivelin 9% mbi të ardhurat dhe kontributet, ulja e normës së TVSH në nivelin 15%, eleminim i taksave të fshehta apo tarifave administrative paralele siç jane taksat mbi karburantet dhe ambientin dhe lehtësim të procedurave, parashikon platforma fiskale e demokratëve.
Një prej drejtimeve kryesore të programit është reforma për zhvillimin e biznesit përmes politikave të reja të kreditimit të ekonomisë dhe transaprencës online të procedurave tatimore, doganore, etj.
Departamenti i Punësimit dhe Çështjet Sociale u fokusua tek programi i punësimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës, nëpërmjet rritjes së pagës minimale dhe rritjen e masës së ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë. Orientimet e programit të PD për këta sektorë mbështeten dhe në korrigjimin e skemës së kontributeve, duke eliminuar rritjen abuzive të kontributeve për profesionistët e lirë, ngritjen e skemave eficente për shërbimet sociale për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.
Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve disktuoi programin me ekspertë dhe artistë të njohur, duke u përqendruar në fuqizimin e institucioneve të artit dhe kulturës, rivitalizimin e monumenteve të trashëgimisë, ngritja e strukturave përgjegjëse për të drejtën e autorit, programet për rininë dhe hartimin e një strategjie me standarde evropiane për fuqizimin e saj, si dhe promovimin e sportit në të gjitha zhanret.
Platforma e sigurisë kombëtare, synon ti rikthejë Forcave të Armatosura statusin dhe misionin e tyre, sipas standardeve të Aleancës së Atlantikut, reformave të lëna pas dore dhe të kapura nga interesat klanore gjatë këtyre viteve të qeverisë së majtë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.6%
-
Të gabuar
76.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53
-
Turi blic me strukturat në qarkun e Tiranës, Veliaj: I bindur për fitoren në Kavajë! Një njeri që drejton partinë nga azili në katin e 8 nuk mund të jetë partner për BE
29 Shtator, 20:46
-
Sulme masive izraelite në portin bazë të Houthit në Jemen! Të paktën 4 të vdekur
29 Shtator, 20:27