Në Durrës ka përfunduar Kampionati Botëror i Shahut për moshat 8,10 dhe 12 vjeç, event që mblodhi në qytetin bregdetar 380 fëmijë nga 48 vende të botës.
Këtë të diele u dorëzuan medaljet për fituesit te 3 vendeve të para për djem dhe 3 për vajzat në disiplinat Rapid dhe Blitz. Shqipëria ishte në garë me 62 talente të shahut por nuk arriti të merrte çmimet.
Fituese e kampionatit botëror të shahut në grupin e vajzave U12 u shpall Megan Althea Paragua nga USA, ndërkohë medalja për kategorinë U10 shkoi për Indinë, ndërsa fituesja e kategorisë U8 ishte nga Kazakhstani.
“Megan Althea Paragua, 2 herë KAMPIONE në Botërorin e Fëmijëve FIDE 2024, për U12! REZULTAT FANTASTIK! Urime, Megan Althea Urime familjes dhe trajnerëve të saj”, shkruan Federata Shqiptare e Shahut.
Ndërsa medalja për U12 'Open' shkoi për lojtarin rus, U10 'Open' e mori Ukraina, ndërsa në U8 'Open' medalja shkoi sërish për Indinë.
Shahistët e vegjël u përshëndetën nga drejtues të aktivitetit dhe drejtues të sportit shqiptar. Fidel Ylli presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar falenderoi pjesëmarrësit në kampionat duke i konsideruar si ambasadorët më të mirë të vendeve të tyre. Në këtë kampionat bënë figurë mjaft të mirë duke arritur rezultate të larta shahistë nga vendet aziatike si Kazakistani, India, Vietnami etj.
Kampionati bëri bashkë më shumë se 380 fëmijë nga 48 vende të botës. Një organizim masiv, duke përfshirë edhe shoqëruesit, e kthyeu Shqipërinë në qendrën e shahut gjatë këtij viti. Të vegjlit garuan mes tyre në disiplinën ‘Rapid and Blitz’.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08
-
Nata e ndërrimit të viteve në Durrës, bullgarët e polakët kryesojnë rezervimet në hotele! Operatori turistik: Çmimet u rritën me 10%
21 Dhjetor, 11:37
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
-
Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për 3 fëmijët
20 Dhjetor, 15:42
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor, 14:17