Mblidhet grupi PS, datat kur Rama takon shqiptarët në Selanik e Londër! Porositë për deputetët, më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025

Tiranë- Partia Socialiste ka theksuar edhe një herë sot angazhimin aktiv të deputetëve dhe prezencën e tyre në në çdo komision dhe seancë plenare, pavarësisht opozitës e cila vijon aksionin e asaj që e quan mosbindje civile.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së janë zbuluar dhe dy datat kur Kryeministri Rama do të vijojë takimet me shqiptarët e diasporës, këtë herë në Selanik dhe në Londër.

Konkretisht më 3 Nëntor Rama do të jetë në Selanik dhe më 24 Nëntor në Londër.

Diskutimet në mbledhjen e grupit janë fokusuar kryesisht tek kalendari i punimeve dhe kur do të nis diskutimi i pr/ligjit më të rëndësishëm, atë të buxhetit 2025.

PS propozon që diskutimet per projektbuxhetin e 2025 te nisin ne 4 nentor ne komisionet parlamentare. Më 18 Nëntor është parashikuar që të propozohet në konferencë kryetarësh dhe më 2 dhjetor votimi në tërësi (në parim) në Parlament. 

Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj, informon se nga kryetari i grupit është kërkuar gjithashtu që deputetët të vijojnë komunikimin me pensionistët për planin e masave që po marrin për rritjen e pensioneve të kësaj kategorie.

Në takimin e 26 tetorit 2024 me shqiptarët e Amerikës në Nju Jork Rama i kërkoi votën e diasporës për PS si e vetmja parti shtetëformuese që ndërmori reforma të thella të cilat e vunë Shqipërinë në shinat e integrimit drejt BE-së aty ku synon ta çojë brenda 2030. Një nga reformat kryesore është ajo e drejtësisë, edhe pse me kosto politike edhe nga radhët e veta.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 28/10/2024 11:30

    Grupi i deputeteve te organizuar kriminal te PS e ka tashme emrin. Ku jave per jave syresh shkojne ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Dhunuesit e grave do ndiqen me byzylyk elektronik

Kosovë/ Dhunuesit e grave do ndiqen me byzylyk elektronik