Përfundon mbledhja e Konferencës 
së Kryetarëve:Të enjten s'ka seancë

Përfundon mbledhja e Konferencës <br />së Kryetarëve:Të enjten s'ka seancë
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur se nuk do të ketë seancë parlametare të enjten e ardhshme.

Burime për Report Tv nga mbledhja bëjnë me dije se është kërkuar gjithashtu më shumë kohë për projektligjet që do të kalojnë në komisione. Për këtë arsye u vendos që të shtyhet me një muaj kohë afati për Komisionet Hetimore.

Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka ka kërkuar më mbledhjen e sotme që t'i kushtohet një vëmendje maksimale procesit zgjedhor. Edhe kësaj radhe Paloka ka këmbëngulur që të vihet në zbatim implementimi i elektronikën në procesin e votimit dhe numërimit në zgjedhjet e ardhshme të qershorit.
 
"Komisioni i reformës të mbajë përgjegjësi për elektronikën. Duhet t'i kushtohet një vëmendje më e madhe procesit procesit zgjedhor", mësohet të jetë shprehur Paloka. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!