Përfundon mbledhja e PD-LSI te
selia blu: S'ka djegie mandatesh

Përfundon mbledhja e PD-LSI te<br />selia blu: S'ka djegie mandatesh<br>
Ka përfunduar mbledhja e përbashkët mes PD dhe LSI në selinë blu, e cila ka vendosur nisjen e protestave. PD dhe LSI kanë rrëzuar propozimin e Sali Berishës për të djegur mandatet. Burime pranë PD thanë për Report Tv se nuk ka pasur dakordësi gjatë mbledhjes për asgjësimin e mandateve. 

Ndërkohë, kryetari demokrat, Lulzim Basha u shpreh në një prononcim për mediat pas mbledhjes se javët e para të janarit do të zhvillohet një protestë masive. Basha e cilësoi Kuvendin ilegjitim pas zgjedhjes së Kryeprokurorit. "Vendimi unanim është nisja që sot e përgatitjes të madhe popullore kombëtare në javët e para të janarit. Parlamenti i dalë nga vota e vjedhur sot delegjitimoi veten, vendimi unannim është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e narkokryeministrit që sot është edhe kryeprokrurori i vendit duke rrëzuar shtyllat e demokracisë", u shpreh Basha.  

I pyetur nëse është pjesë e aksionit të opozitës djegia e mandateve, siç propozoi ish-kryedemokrati Sali Berisha, Basha tha se vendimi i ardhshëm do jetë në interes të qytetarëve. "Me parlamentin e delegjitimuar do ndërmarrim veprimet politike në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve", u përgjigj Basha.  

Ai akuzoi Ramën se emëroi një Kryeprokurore pa Vetting për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit. "Faktet për çdo qytetar janë të qarta. pas tre vitesh përpjekje për reformënm, sot është emëruar një kryeprokrur pa vetting, vetëm me votat e një partie, të partisë zyrtarët e të cilës janë p[ërpara dosjeve të krimit dhe korrupsionit. Rama ka ndërmarrë një puç kushtetues, kushtetuta nuk lejoj zgjedhje të prokurorit me 3/5, e bën për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit, për t'i krijuar imunitet familjes së tij". 

Ndërkohë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk pranoi të flasë për mediat. Nga LSI, në këtë mbledhje me demokratët morën pjesë kryetarja Monika Kryemadhi, zv/kryetari Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Brahimllari, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili si dhe deputetët Viktor Tushaj dhe Floida Kërpaçi.

d.c/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike