Përfundon mbledhja e Qeverisë 
Rama:2018 Viti i Skënderbeut

Përfundon mbledhja e Qeverisë <br />Rama:2018 Viti i Skënderbeut
Ka përfunduar sot në mbrëmje takimi dy ditor me dyer të mbyllura i kryeministrit Rama në Llogara të Vlorës me ministrat e rinj të qeverisë “Rama II”. Mësohet se Rama dhe ministrat e rinj janë nisur për në Tiranë pas takimit.

Në një status në rrjetin social Twitter, Rama ka zbuluar vendimin e parë të Qeverisë së re, që do të jetë shpallja e vitit 2018 si viti i Skenderbeut.

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse “Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 viti i Skenderbeut”, shkruan Rama.

Mësohet se gjatë ditës së dytë të mbledhjes informale të qeverisë së re, Rama ju ka lënë detyrën e parë ministrave.

Burime nga takimi bëjnë me dije se Kryeministri u ka kërkuar 13 ministrave që deri në fund të këtij viti të dorëzojnë një raport për lehtësimin e procedurave dhe dokumentacionet që mund të shmangen, duke lehtësuar barrën e burokracisë për qytetarët.

Ministrat do të punojnë me ekspertë, reduktimet vitin tjetër
Nga mbledhja që u zhvillua në Llogara, Rama ka kërkuar që secili ministër të punojë me ekspertë, për të hartuar një raport të detajuar, në lidhje me çdo proçedurë që mund të lehtësohet apo eleminohet, së bashku me dokumentacionin përkatës, me qëllim evitimin e burokracive të tepërta që rëndojnë jetën e qytetarëve dhe biznesit.

Propozimet do të merren më pas në shqyrtim me nisjen e vitit të ri.

Burime nga mbledhja thanë se ministrat e rinj kanë kërkuar detaje mbi fushat e reja të përgjegjësive, sidomos në ato ku ka bashkime dikasteresh si dhe po diskutohet se si do të rregullohen marrëdhëniet e punës me të gjithë burimet njerëzore në ministritë ku ka bashkime. 

Pas mbledhjes, Rama vizitë në Lungomare
Pas mbledhjes, Kryeministri Rama ka ndaluar në qytetin e Vlorës në një vizitë.

I pritur nga kreu i bashkisë Dritan Leli, dhe i shoqëruar nga Artan Shkreli, Kryemnistri Rama ka zbritur në zonën e Ujit të Ftohtë dhe ka përshkuar në këmbë të gjithë Lungomaren.

Mësohet se ndalesa e Ramës ka ardhur pikërisht për inspektimin e Lungomares.

Projekti i Lungomares nuk është marrë ende nga bashkia, pasi sipas Dritan Lelit, "projektet e mëdha kërkojnë punë intensive".

[gallery]23674[/gallery]
Redaksia Online
e.m/j.sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola