Në Durrës ankorohet gjigandja 'Pacific Fortitude', pritet të marrë një prej sondave gjigande të kërkimit të naftës në Shpirag

Në Durrës ankorohet gjigandja 'Pacific Fortitude', pritet të marrë një prej sondave gjigande të kërkimit të naftës në Shpirag

Anija transoqeanike 'Pacifik Fortitude'

DURRËS-Sot në mëngjes, në portin e Durrësit u ankorua anija trans-oqeanike "Pacific Fortitude" me flamur të Liberisë. Report Tv mëson se qëllimi është të marrë për të transportuar një prej sondave gjigande që përdoret për kërkimin e naftës në Shpirag

Anija, e cila ka një kapacitet për 20 mijë ton ngarkesë është pozicionuar në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Mësohet se në anije do të imbarkohet sonda e cila për muaj me radhë shpoi në Shpirag në kërkim të naftës.

Destnacioni i anijes pas portit të Durrësit është "Port Khalid" në Emiratet e Bashkuara. Duket se sonda është marrë me qira nga kompani arabe që merret me shpimin dhe nxjerrjen e naftës. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse në Shpirag u gjendën apo jo rezerva nafte. Kryeministri Rama pak javë më parë u shpreh për një "sihariq të madh që pritej nga Shpiragu".

S.C/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naus: 28/10/2022 10:27

    kerko tare kerko se qenin e ngordhur do te gjesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit