Grushta mes njëri-tjetrit, përfundojnë në polici Pashk Laskaj e Refik Halili

Grushta mes njëri-tjetrit, përfundojnë në polici Pashk Laskaj e Refik Halili

Pashk Laskaj & Refik Halili

Presidenti i klubit të Laçit, Pashk Laskaj, është shoqëruar në polici pas një sherri të ndodhur mes tij dhe presidentit të klubit të Tiranës, Refik Halili.

Sherri mes tyre mësohet se ka ndodhur përpara restorant TIRANA i cili ndodhet në pronësi të kunatit të Saimir Tahirit, Alban Berisha, ngjitur me terminalin e autobuzëve të Jugut, pranë reth-rrotullimit të Doganës. Presidenti i Laçit raportohet se ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar presidentin e Tiranës, Refik Halili, kjo ka bërë që Laskaj të shoqërohet në rajonin nr.6 të Tiranës. Burimet nga policia bëjnë me dije se bashkë me Laskajn është shoqëruar edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili.  Dy presidentët po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Kujtojmë se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së parë mes Tiranës dhe Laçit e cila përfundoi në barazim 1-1, pati edhe një incident mes dy klubeve ku lojtarët u përplasën fizikisht në dhomat e zhveshjes. 

Presidenti i Laçit, Pashk Laskaj, ka hedhur poshtë akuzat për fyrje apo provokim të futbollistit Majkëll Ngo në sfidën e së shtunës kundër Tiranës që precipitoi në sherr në dhomat e zhvjeshjes. I pyetur nga “Report TV” për atë që ndodhi në “Selman Stërmasi” Laska deklaron: “E vërteta është se jo vetëm unë, po asnjë nuk ka patur probleme me Majkëll Ngoo. Unë nuk kam debatuar fare me futbollistin e Tiranës. Kamë komunikuar për një episod me arbitrin anësor. Ngo erdhi aty dhe tentoi të më godiste. Problemi është i thjeshtë, Tirana vetë e provokoi sherrin. Çfarë donte futbollisti i Tiranës në dhomat e zhvjeshjes së Laçit?”


 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partizani: 03/04/2019 22:07

    JO eshte turp!!! turp!!! Edhe sa do vazhdohet keshtu. Personlisht jam tifoze I Partizanit dhe nuk kam ndonje respekt per ekipin e Tiranes vetem qahen.. I harruan dallaveret me bashkiene e federate? Qahen vazhdimisht per albitrim te gabuar vetem sot Lacit ju mohuan dy penallti qe mund te sillnin nje rezultat tjeter. Ka ardhur koha qe te vendosen rregulla me te forta ne futbollin shqiptare nuk duhet te lejohen cdo lloje rrugaci ( qe nje zot e di si I ka bere leket ) te kete ne administrim ekipe te superliges....!! Si eshte e mundur qe vetem pjesa e siperme e Shqiperise krijon keshtu probleme ( kuptohet shkodra dhe shkodranet hane buke vec) Ekipi duhet denuar dhe ky presidenti.. Duhet plasur brenda!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri