Përfundon paqja midis dy Koreve, anulohen bisedimet

Përfundon paqja midis dy Koreve, anulohen bisedimet

Liderat e dy Koreve gjatë një takimi

Koreja e Veriu ka anuluar marrëveshjen me Korenë e Jugut pak para takimit të liderit Koreano-verior  Kim Jong Un me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Singapaor më 12 qershor.

Koreja e Veriut ka reaguar  për shkak të stërvitjes së vazhdueshme ushtarake midis SHBA dhe Koresë së Jugut, raportojnë mediat lokale. Agjencia qendrore koreane e Koresë së Veriut gjithashtu hedh dyshime nëse takimi i shumëpritur midis Kim Jong Un dhe Presidentit Donald Trump mund të vazhdojë siç është planifikuar.

Regjimi beson se stërvitjet midis Jugut dhe forcave ajrore të SHBA janë një provë për një pushtim të Veriut dhe një masë provokative midis shenjave të përmirësimit të lidhjeve mes dy vendeve, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Ndërkohë, SHBA  nuk është përgjigjur direkt pyetjes për zhvillimet e marrëdhënies midis dy Koreve por la të kuptohet se takimi i samitit do të vazhdojë dhe mund të priten të qartësohet situata.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert  në një deklaratë për gazetarët konfirmoi se SHBA do të "vazhdojnë të shkojnë përpara dhe të planifikojnë takimin" midis Trump dhe Kim.

Kujtojmë që, ushtrimi dyjavor filloi të premten dhe rreth përfshin rreth 100 avionë luftarakë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nje shkodran: 16/05/2018 07:52

    Kush e prishi lodren Thjefte kembe shkodren. Diten e pazarit Topet e gomarit....!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro