Ka përfunduar pastrimi i tuneleve nga municionet në Klos. Forcat xheniere dhe kompanisë EOD (Explosive Ordnance Disposal) të Komandës Mbështetëse kanë pastruar tunelet nga ngjarjet dhe shpërthimet e vitit 1997.

Si  shumë  rajone të ndryshme të vendit, edhe tunelet e Forcave të Armatosura në Bashkinë e Klosit, u kontaminuan dhe betonuan.

Nga municionet e plasura dhe të paplasura, këto grup – depo u shndërruan në rrezik real për popullsinë civile. Për shkak të amortizimit dhe ndryshkut, proceset kimike dhe reaksionet shpërthyese mund të ndodhnin në çdo çast.

Pavarësisht kostos mjaft të lartë, Forcat e Armatosura i hoqën këto tunele nga harta e “pikave të nxehta”.

Këto objekte shumë pranë qendrave të banuara, po i dorëzohen komunitetit të pastra dhe të sigurta, aq sa po kërkohen edhe për ushtrimin e aktiviteteve private.

klos

klos

klos

klos

klos

klos

kloss

klos

klos

klosi