Darëzeza po kthehet çdo vit në një destinacion gjithnjë e më të preferuar, për të kaluar pushimet e verës, jo vetëm nga banorë të zonës por edhe turistë.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku sjell rrugën e rikonstruktuar që të çon edhe drejt plazhit.
Kreu i qeverisë shprehet se ky aks është i dobishëm jo vetëm për banorët e zonës por edhe për pushuesit që zgjedhin vijën bregdetare të Darëzezës.
“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re drejt plazhit të bukur të Darëzezës, ku sezoni veror sjell plot banorë të Fierit po edhe turistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale.
-
Ate rrugën e Semanit do ta zgjerosh pakez që të këmbehen dy mjete o Pasha i madhërishëm,apo akoma nuk kanë përfunduar akoma pazaret per ndonje resort për atë zonë?
Përgjigju-
Resortet ja kemi lene Turqise!
-
-
Falemnderit o Mbreti yne! Rrofsh sa malet dhe marrsh nga ditet e atyre qe te votojne! E beme qe e beme rrugen, a t'i fusim edhe nje resort qe te mos mbetet bosh bregu i detit?
Përgjigju










Komente
Komento