Kanë përfunduar punimet në një nga akset rrugore më të rëndësishme për banorët e Lezhës, bëhet fjalë për rrugën KallmetUngrej, një pikë lidhëse për njësinë administrative Ungrej me qytetin e Lezhës.

Aksi prej 15 kilometrash është asfaltuar, duke u bërë kështu një rrugë e rëndësishme agroturistike

Pamjet janë publikuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në rrjetet sociale një video të rrugës së re në zonën e veriut, që lidh Kalletin me Ugrejn, dy zona të thella në Lezhë por që kanë zhvilluar vitet e fundit agroturizmin dhe sitet e mikpritjet, duke shfrytëzuar prodhimin bio.

“MIRËMËNGJES dhe me këto imazhe të një zone të bukur të Lezhës, ku rruga e re agroturistike Kallmet - Ungrej do të krijojë mundësira të tjera zhvillimi ekonomik e social, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.