Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Kosovë-Serbi! Hoti: Ka dakordësim për një marrëveshje nesër

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Kosovë-Serbi! Hoti: Ka dakordësim për një marrëveshje nesër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat në Kosovë, shprehen se Hoti në një konferencë para media në Washington ka thënë se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.

 “Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.

Hoti u shpreh i bindur se nuk ka marrëveshje të dëmshme që propozohet nga Shtëpia e Bardhë.

“Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu, Hoti deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve.

“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve. E kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh. Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, shtoi Hoti.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej