Përfundon takimi,Rama një
orë në zyrën e Xhafajt

Përfundon takimi,Rama një<br />orë në zyrën e Xhafajt<br>
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Rama dhe ministrit Fatmir Xhafaj, të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe nuk dihet çfarë është diskutuar. 

Takimet mes kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, pasi vetëm një ditë më parë ministri Xhafaj ka zhvilluar një tjetër takim për më shumë se një orë në ambientet e kryeministrisë me Ramën. Këto takime vijnë në një kohë kur Këshilli i Mandateve diskuton heqjen e imunitetit tyë ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Gjithashtu dje nga ana e ministrit është njoftuar edhe një tjetër zhvillim i rëndësishëm. Në vendin tonë pritet të mbërrijnë ekspertë të FBI-së të cilët do të vendosen në Ministrinë e Brendshme për të asistuar autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

[gallery]24349[/gallery]
rama takim me xhafen
Makina e kryeministrit Rama para ambjenteve te Ministrise se Brendshme


  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës