KAMËZ- Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi shiste kanabis në lagjet e Kamzës në Tiranë.
I riu i përgatiste dozat në shtëpi pasi e siguronte lëndën narkotike dhe e shiste në lagjet e Kamzës.
Policia e kapi të riun, në rrugën "Demokracia". Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, në rrugën "Xhorxh Bush", i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 82 doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.