Përgatitjet për nesër, Duma:
Do ketë një valë protestash

Përgatitjet për nesër, Duma:<br />Do ketë një valë protestash<br /><br>
Partia Demokratike është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për protestën që do të zhvillojë nesër së bashku me partitë e tjera opozitare para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e qeverisë Rama nga pushteti. Deputetja e PD, Grida Duma në një intervistë për Report Tv nga ‘Don Bosko’ është shprehur se protesta e nesërshme do të jetë vetëm fillimi i valës.

Ajo u shpreh se pritshmëritë janë që nesër në shesh të jenë një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Shqipëria për t’i dhënë një mesazh të qartë Edi Ramës. “Kjo është pjesa më e rëndësishme e përgatitjes, kemi orë qe ecim në njësinë nr. 9 me aktivistët më të shquar, jemi duke bërë detyrën me optimizëm që nesër do të ketë një pjesëmarrje të madhe.

Deklaratat për skenarë dhune janë frika paraprake e një pjesëmarrje të mëdha, incidente nuk kanë ndodhur asnjëherë. Kemi treguar qytetari me forcat e rendit, protesta meriton të jetë qytetare, për mos pranimin për gjendjen e rrënuar ku jemi. Kushdo ta minojë një protestë e ka kanë shumë gabim, pasi gjithmonë dikush do i thërrasë protestat. Pastaj për PD duhet që të mendojnë në zgjedhje, cdo partie që bëhet në krah me ata kundër një regjimi duhet të kuptojnë që është cështje e tyre, nuk jemi këtu për pushtetin, por për të rregulluar jetën e tyre.

Partia Demokratike ka një plan për protestën, por ju e dini që planet nuk bëhen publike. Pas protestës së nesërme do të hapet një sipar tjetër protestash. Nesër është vetëm dita e parë. Ajo që do të ndodh më pas është një vendim i brendshëm, por që është diskutuar nga opozita. Nesër është hapi i parë për treguar që frika është element shumë i vogël. Ramës i themi se jemi vetëm në fillesë".  

E pyetur nëse numri i qytetarëve pritet që të jetë më i madh nesër në shesh, pasi nuk do të jenë vetëm demokratët por edhe anëtarët e LSI, Duma u shpreh se PD është forca e parë. “Protesta është e shumëpritur, menduam për datën 27 janar që organizimi dhe pjesëmarrja të jetë e madhe. Të diskutojmë për matematikë numrash më vjen keq, por PD është forca e parë e madhe, që do të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve” përfundoi Grida Duma prononcim për Report Tv. Protesta e opozitës do të zhvillohet nesër në orën 12:00 para Kryeministrisë, ndërsa në gatishëmri do të jenë një numër i madh policësh. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane