Këngëtarja me famë botërore bëri një status në rrjetet sociale dhe i zgjoi të gjitha koleget e saj shqiptare. “Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max,”- shkruan Bebe Rexha duke e shoqëruar postimin edhe me ngjyrat kuqezi.
Ishte Dua Lipa ajo e cila i ka kthyer e para përgjigje Bebes, duke shkruar: “Hajde shqipeee”. Më pas ka ardhur edhe reagimi i Ava Max e cila shkruan: “Një ‘Lady Marmalade’ e re”. “Lady Marmalade” është një këngë e realizuar nga Bob Creëe dhe Kenny Nolan, e cila për herë të parë u bë e popullarizuar në vitin 1974 nga grupi amerikan i vajzave, “Labelle”.

Komente


Bravo vajzat
Përgjigju