Përgatituni për një fillim jave të freskët! Si do jenë temperaturat në ditët në vijim

Përgatituni për një fillim jave të freskët! Si do jenë temperaturat në ditët në vijim

Pas një jave shumë të nxehtë, më në fund do të kemi pak freski. Sipas MeteoAlb, java do të nis me mot të kthjellët dhe vranësia kalimtare, më të theksuara në zonat malore.

"Kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites, por dita e diel do të ketë shtim të vranësirave gjate mbrëmjes duke sjell shira të dobët në zonat veriore. Po ashtu, fillimi i javës tjetër vijon me mot të kthjellet dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në zonat malore", njofton MeteoAlb.

Planet duhet t'i lini për në fundjavë, sepse temperaturat e ajrit rriten gradualisht duke kulmuar ditën e shtunë deri në 37°C.  Ndërsa, java tjetër sjell rënie të lehte të tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave