Po afron muaji tetor dhe shohim çdo ditë që njerëzit janë ende duke shijuar rrezete  ngrohta të diellit, madje shumë prej tyre janë ende në bregdet.  Dita e sotme pasdite do të kalojë qetësisht pa reshje e dnërsa e nesërmja nis me reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet e veriut.

Në zona shumë të vogla të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse e vogël) që të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore.

Nesër (e hënë, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 29 °C

në vendet e ulëta: 16 / 30 °C

në vendet malore: 13 / 27 °C

Ditën e nesërme era do të fryjë e lehtë deri e fortë në orët e mbrëmjes.