Pesë persona kanë humbur jetën një ditë më parë (17 shtator) në Kosovë, si pasojë e aksidenteve rrugore. Bëhet fjalë për tre aksidente, në Podujevë, Pejë e Prishtinë.
Në rastin e parë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graçanicë. Në aksidentin e ndodhur rreth orës 16:30 janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit u lënduan dy persona, ndërsa njëri prej tyre nuk ka arritur t’u bëjë ballë lëndimeve. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ka njoftuar Policia.
Në aksidentin e dytë, rreth orës 20:30 në rrugën që lidh fshatrat Sfeqël dhe Shajkovc të Podujevës kanë humbur jetën dy persona. Lëndime ka marrë edhe një person tjetër. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë, një veturë ka goditur për vdekje dy këmbësorë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës. Ky aksident ka ndodhur rreth orës 21:30. Policia po ashtu ka bërë të ditur se vozitësi i veturës së përfshirë në aksident, tashmë është ndaluar dhe gjendet në Stacionin e Policisë në Pejë.
Njësiti i trafikut i policisë po merret me rastet, ka thënë Policia.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
Mirel Josa largohet nga Vëllaznimi, gjen akordin me klubin e Superligës
13 Mars, 14:20
-
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"
13 Mars, 12:56
-
Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA
12 Mars, 12:50
-
Eduard Zaloshnja: Kombëtarja Kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës
12 Mars, 09:46
-
Mark Rutte vizitë në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin: Fleksibilitet dhe kompromise për përparim në dialogun me Serbinë! Presidentja: Kosova duhet të ketë vendin e saj në NATO
11 Mars, 09:44
-
Arsyet e vizitës surprizë të shefit të NATO-s në Kosovë
10 Mars, 19:44
-
Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina
10 Mars, 19:04
-
Kurti akuzoi Serbinë se ndërhyri në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, gazetari për Report Tv: Është lojë e brendshme e kryeministrit
10 Mars, 14:00
-
Qeveria e re në Kosovë, Konjufca: Bashkëpunim vetëm me pakicat jo-serbe, opozita ka qëndrim pengues
10 Mars, 12:47
-
Rutte nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë, pritet të zhvillojë vizitë edhe në Kosovë gjatë javës që vjen
9 Mars, 22:50
-
Osmani thotë se Kosova i bashkohet qëndrimit të SHBA-së kundër veprimeve të Dodikut në Bosnje
9 Mars, 14:54