Numri i njerëzve që kanë vdekur gjatë protestave në Iran ka shkuar 2,571, sipas një përditësimi nga Agjencia e Lajmeve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), një organizatë e aktivistëve iranianë me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Midis të vdekurve janë 12 persona nën 18 vjeç. HRANA  deklaroi se në ditën e 17-të të protestave, u pa një rritje e ndjeshme e numrit të viktimave, plagosurve dhe të të arrestuarve.

Por numri mund të jetë shumë herë më i lartë, teksa mediat deklarojnë për 12 mijë viktima, shifra që ende nuk janë verifikuar/

Irani po përballet me protestat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vitet e fundit, me autoritetet që po shtypin me brutalitet pakënaqësitë në rritje.

Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:03
Kreu i Gjyqësorit në Iran paralajmëron gjyqe të shpejta dhe ekzekutime për të ndaluarit në protestat antiqeveritare

Kreu i gjyqësorit të Iranit ka lënë të kuptohet se do të ketë gjyqe të shpejta dhe ekzekutime për të ndaluarit gjatë protestave, pas kërcënimit të Donald Trump për veprime shumë të forta nëse Teherani ekzekuton protestuesit.

"Nëse duam të bëjmë një punë, duhet ta bëjmë tani. Nëse duam të bëjmë diçka, duhet ta bëjmë shpejt. Nëse bëhet vonë, dy muaj, tre muaj më vonë, nuk ka të njëjtin efekt. Nëse duam të bëjmë diçka, duhet ta bëjmë shpejt.", tha Gholamhossein Mohseni-Ejei tha në televizionin shtetëror.

Sipas një grupi për të drejtat e njeriut, një protestues 26-vjeçar, Erfan Soltani, do të ekzekutohet sot.

Ora 09:05
Trump: Do të ndërmarrim veprime shumë të forta nëse Irani vazhdon me ekzekutimin e protestuesve

1768378031_donaldtrump.JPG

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të ndërmerren masa shumë të forta nëse autoritetet iraniane vazhdojnë me kërcënimin për ekzekutim të protestuesve.

Deklaratën e Trump, Teherani e quajti pretekst për ndërhyrje ushtarake, shkruan La Stampa.

"Nëse ata bëjnë diçka të tillë, ne do të marrim masa shumë të forta", tha presidenti i SHBA-së, i cili e ka kërcënuar vazhdimisht Iranin me ndërhyrje ushtarake.

 Misioni iranian në OKB lëshoi ​​një deklaratë për X, duke u zotuar se Uashingtoni "do të dështojë përsëri.

Ora 08:39
Teherani: Nëse Trump na sulmon, do të bombardojmë bazat amerikane në rajon

1768376492_iran.JPG

Ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nafizardeh, paralajmëroi të mërkurën se vendi i tij do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse Shtetet e Bashkuara nisin një ofensivë kundër kombit persian.

 "Irani do të sulmojë bazat amerikane nëse sulmohet", tha ministri i mbrojtjes, shkruan La Stampa.

Ai shtoi se të gjitha bazat amerikane dhe bazat ushtarake të vendeve të tjera në rajon që ndihmojnë Shtetet e Bashkuara në sulmet ndaj Iranit, do të konsiderohen objektiva legjitime.

"Përgjigja e Iranit do të jetë e dhimbshme për armiqtë e tij nëse Irani sulmohet”, deklaroi ai.